Shkencëtarët: Antitrupat zhduken shumë shpejt, pas infektimit.

27 TETOR 2020

Ndërsa shpresa e vetme për mosinfektimin për herë të dytë nga Covid-19 varen tek antitrupat, studiuesit thonë se, ata zbehen mjaft shpejt pas infektimit.

Antitrupat janë kryesorët në mbrojtjen imune dhe ndalojnë virusin të futet brenda qelizave të trupit.

Ekipi Imperial College London zbuloi se numri i njerëzve që dalin pozitivë për antitrupa ka rënë me 26% mes qershorit dhe shtatorit. Ata thonë se imuniteti duket se po bie dhe ekziston rreziku i kapjes së virusit disa herë, informon dritare.net

“Imuniteti po bie me shpejtësi, ne jemi vetëm tre muaj pas raundit të parë të testeve dhe tashmë po shohim rënie prej 26% të antitrupave.”- tha profesor, Helen Ward, një nga studiuesit.

Rënia ishte më e madhe tek ata mbi 65 vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe te ata pa simptoma.

K.C/dritare.net