Shkencëtarët kanë bërë një paralajmërim të frikshëm, ku deklarojnë se një luftë bërthamore midis dy vendeve do të mjaftonte për ta zhytur botën në një “Epokë të vogël të akullnajave”.

Studiuesit zbuluan se edhe vendet që nuk përfshiheshin në mosmarrëveshje do të pësonin dështime të

të korrave dhe ulje të temperaturave, pasi bloza dhe tymi nga stuhitë bërthamore mijëra milje larg do

të bllokonin diellin.

Në muajin e parë pas shpërthimit bërthamor, temperaturat mesatare globale do të bien me rreth -10 gradë

Celsius, një ndryshim më i madh i temperaturës se në Epokën e fundit të Akullit, paralajmëruan

ekspertët nga universitetet e shtetit të Luizianës dhe Rutgers.

Ndërsa planeti bëhet më i ftohtë, akulli i detit do të zgjerohej me më shumë se gjashtë milionë milje

katrorë dhe 6 metra të thellë në disa pellgje, duke bllokuar portet kryesore duke përfshirë Portin e Tianjin

të Pekinit, Kopenhagen dhe Shën Petersburg.