Shkencëtarët e Harvardit: Mund të parandalohen 1/3 e vdekjeve të parakohshme nese nuk konsumohet mish.-
Shkencëtarët e Harvardit: Mund të parandalohen 1/3 e vdekjeve të parakohshme nese nuk konsumohet mish. –
Të paktën 1/3 e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen nëse çdokush nis një dietë vegjetariane, kanë përllogaritur shkencëtarët e Harvardit.
Të paktën 1/3 e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen nëse çdokush nis një dietë vegjetariane, kanë përllogaritur shkencëtarët e Harvardit.
Doktori Walter Willett, profesor i epidemiologjisë dhe ushqimit në Harvard Medical School tha se përfitimet e dietës bimore janë nënvlerësuar së tepërmi.
Të dhënat e fundit e Office for National Statistics kanë treguar se rreth 24% ose 141,000 vdekje çdo vit në Britani mund të parandaloheshin, por shumica e tyre kanë qenë si shkak i duhanpirjes, alkoolit apo obezitetit.
Por rezultatet e reja të Harvardit tregojnë se të paktën 200,000 jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse njerëzit heqin dorë nga mishi në dietën e tyre.
Duke folur gjatë Konferencës së Katërt Ndërkombëtare “Unite to Cure” në Vatikan, Dr Willett, tha: “Kemi bërë vetëm disa përllogaritje duke iu referuar çështjes se sa mund ta ulim vdekshmërinë nëse zgjedhim një dietë të shëndetshme, me bazë kryesisht bimore, jo domosdoshmërisht totalaisht vegane dhe rreth një e treat e vdekjeve mund të parandalohet.
Kjo nuk flet as për aktivitetin fizik, dhe as për pirjen e duhanit, por për të gjitha vdekjet, jo vetëm ato nga kanceri. Kjo është ndoshta një nënvlerësim, që nuke marrim parasysh faktin që obeziteti është i rëndësishëm dhe ne mund ta kontollojmë atë.
Kur ne e analizojmë dhe e shohim em vëmendje dietën, shohim se dieta e shëndetshme lidhet me një rrezik më të ulët të pothuajse çdo gjëje që ne shohim. Nuk është shumë e habitshme, sepse gjithçka në trup lidhet me të njëjtat procese themelore.
Walter Willett, profesor i epidemiologjisë dhe ushqimit në Harvard Medical School
Profesori britanik David Jenkins, i Universitetit të Torontos, i cili është kredituar me zhvillimin e indeksit glycemic, shpjegon se si karbohidratet ndikojnë në sheqerin në gjak.
Dr Jenkins tha se njerëzit do të ishte mirë të ndiqnin një diete “simian”, të ngjashme me gorillat e fushës të cilat hanë gjethe, hardhia dhe fruta në vend të një diete “paleo” ose sheqerësh, e cila redukton karbohidratet, por lejon konsumimin e mishit.
Ekipi i tij kohët e fundit u bashkua me The Bronx Zoo në Nju Jork dhe udhëtoi për në Afrikën Qendrore për të regjistruar zakonet e ushqyerjes së gorillave. Kur ata krijuan dietë për njerëzit – që konsumonin 63 fruta dhe perime në ditë, gjetën një rënie prej 35 % të kolesterolit, në vetëm dy javë.
Dr Neal Barnard, president i Committee for Responsible Medicine tha gjithashtu se njerëzit duhet të zgjohen për përfitimet shëndetësore të vegjetarianizmit dhe veganizmit.
Unë mendoj se po e nënvlerësojmë efektin”, u tha ai delegatëve. “Unë mendoj se njerëzit mendojnë se një dietë e shëndetshme ka vetëm një efekt modest dhe një dietë vegjetariane mund t’ju ndihmojë të humbni pak peshë. Por, kur këto dieta janë ndërtuar siç duhet, unë mendoj se ata janë jashtëzakonisht të fuqishme.