Shkencëtarët egjiptianë, gjetje befasuese në Piramidën e Madhe
5 Mars 2023
Zyrtarët egjiptianë të antikiteteve njoftuan të enjten se kishin zbuluar një korridor të fshehur nëntë metra të gjatë pas hyrjes kryesore të Piramidës së Madhe të Gizës, që sipas tyre mund të çojë në zbulime të mëtejshme.
Zbulimi u bë si pjesë e projektit Scan Pyramids, i cili ka përdorur teknologjinë moderne që nga viti 2015.
Projekt që përfshin skanimin dhe endoskopët për të parë brenda piramidës, e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë.
“Korridori i papërfunduar është ndërtuar ndoshta për të zvogëluar peshën e piramidës në hyrjen kryesore, shtatë metra më poshtë, ose në një dhomë apo zonë tjetër ende të pazbuluar,” tha Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.
Piramida e Madhe u ndërtua si një varr monumental rreth vitit 2560 para Krishtit, gjatë mbretërimit të faraonit Khufu ose Keopsit.
Ajo qëndron në një lartësi prej 146 metrash, e cila është struktura më e lartë e ndërtuar nga njerëzimi deri në Kullën Eifel në Paris në 1889. /tesheshi.com/