Shkencëtarët habisin: Mund të jenë miliona planetë në Rrugën e Qumështit, të ‘mbushur’ me alienë
Shkencëtarët habisin: Mund të jenë miliona planetë në Rrugën e Qumështit, të ‘mbushur’ me alienë
24 SHKURT 2021
Rruga e qumështit mund të jetë plot me botë shkëmbore të mbuluara me oqeane uji dhe kontinente, të ngjashme me Tokën, duke rritur mundësinë që galaktika të jetë e mbushur me jetë aliene, pretendon një studim.
Të gjithë planetët shkëmbor brenda galaktikës mund të kenë të njëjtat ‘blloqe’ ndërtimi në thelbin e tyre, fillimisht duke u formuar me grimca të vogla akulli dhe karboni, sipas studiuesve nga Instituti Globe në Universitetin e Kopenhagës.
Që një planet të ketë jetë, siç e njohim ne, uji i lëngshëm duhet të jetë i pranishëm, por teoritë aktuale sugjerojnë se ai mbërriti të Tokë rastësisht, nga një kometë e largët e akullt.
Tani, shkencëtarët danezë thonë se uji ishte aty që nga fillimi dhe e njëjta gjë vlen edhe për Venusin dhe Marsin, të dy planetët mund të kenë pasur ujë sipërfaqësor në të kaluarën e largët.
Duke përdorur një model kompjuterik, Andres Johansen dhe ekipi i tij, llogaritën që një planet rreth një ylli të ri mund të fillojë formohet nga guralecët e akullit pas rreth 5 milionë vjetësh.
Studimi tregon se ishin grimca të akullit dhe karbonit, të cilat dihet se rrotullohen rreth të gjithë yjeve të rinj në Rrugën e Qumështit, që 4.5 miliard vite më parë u grumbulluan në formimin e asaj që më vonë do të bëhej Toka.
“Të gjitha të dhënat tona sugjerojnë se uji ishte pjesë e ‘blloqeve’ ndërtimore të Tokës që nga fillimi”, tha profesor Johansen, duke shtuar se pika vendimtare nëse uji i lëngët është i pranishëm, është distanca e planetit nga ylli i tij.
“Prandaj ekziston probabiliteti që kjo të zbatohet për të gjithë planetët në Rrugën e Qumështit”, tha ai.
Teoria, e quajtur ‘mbledhje guralecësh’, thotë se planetët formohen nga guralecë që grumbullohen së bashku, dhe që planetët më pas rriten gjithnjë e më të mëdhenj.
“Deri në pikën ku Toka ishte rritur në 1% të masës së saj aktuale, planeti ynë u rrit duke kapur masa guralecësh të mbushur me akull dhe karbon”, tha Johansen.
Toka atëherë u rrit më shpejt dhe më shpejt derisa, pas pesë milion vjetësh, u bë aq e madhe sa e njohim sot dhe gjatë rrugës, temperatura në sipërfaqe u rrit ndjeshëm.
Akulli në guralecë filloi të avullojë gjatë zbritjes në sipërfaqe ndërsa nxehej, kështu që, sot, vetëm 0,1% e planetit përbëhet nga uji, edhe pse 70% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, shpjeguan autorët.
Gazeta Shqip