Shkencëtarët japin alarmin/ Studimi më i fundit: Në këtë vit popullsia e botës do të bjerë, qytetarët e moshuar në këto vende do të fillojnë të vdesin me një ritëm më të shpejtë
Shkencëtarët japin alarmin/ Studimi më i fundit: Në këtë vit popullsia e botës do të bjerë, qytetarët e moshuar në këto vende do të fillojnë të vdesin me një ritëm më të shpejtë
15 KORRIK 2020
Popullsia e botës do të arrijë kulmin pas 44 vjetësh duke mbërritur në gati 9.7 miliardë e më pas do të nisë të zvogëlohet përsëri.
Shkencëtarët hartues të këtij studimi pretendojnë madje se Nigeria do të ketë më shumë njerëz se Kina. Pas vitit 2064, numri i përgjithshëm i popullatës do të fillojë rënien dhe kjo do të vijë si pasojë e uljes së lindshmërisë, thonë hulumtuesit, të cilët parashikojnë që në vitin 2100, popullsia të ketë rënie sërish duke u stabilizuar në nivelin e 8.8 miliardë banorëve.
Numri i njerëzve nëpër botë do të rritet në mënyrë të qëndrueshme vetëm nëse gratë do të kenë mesatarisht 2,1 fëmijë secila – por në të ardhmen sipas ekspertëve, kjo mund të mos arrihet sepse arsimimi më i mirë dhe metodat kontraceptive do të bëjnë që një numër më i madh femrash të punojnë në vend që të jenë shtëpiake.
Shumë vende kanë që tani nivele më të ulëta lindshmërie nga sa nevojitet të për të ruajtur përmasat e popullsisë, duke përshirë këtu pjesën më të madhe të Europës, Rusisë, Kanadasë dhe ShBA., Brazilit, Kinës dhe Australisë. Në dekadat e ardhshme, qytetarët e moshuar në këto vende do të fillojnë të vdesin me një ritëm më të shpejtë sesa ai zëvendësues, dhe pas një piku, popullsitë do të zvogëlohen.
Gazeta Sot