Shkencëtarët shpjegojnë valën e të nxehtit që ka mbërthyer planetin. –
Shkencëtarët shpjegojnë valën e të nxehtit që ka mbërthyer planetin. –
Përse Europa po kalon përmes një vale të nxehti si kjo? Shkencëtarët thonë se ky mot ekstrem në hemisferën veriore, shumë shpejt mund të bëhet i zakonshëm.
Përse është kaq nxehtë? Pjesërisht pasi ajo që njihet si “jet stream”, erërat që përshkojnë kontinentin nga perëndimi në lindje dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e motit në Europë, janë zhvendosur më në veri se zakonisht.
Një sistem i presionit të lartë ka bërë që Europa kontinentale të përvëlohet ndërsa në kontrast, Islanda, ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës nga re dhe stuhi, që normalisht duhet të ishin më në jug. Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit në hemisferën veriore, është padyshim e lidhur me ngrohjen globale.
Universiteti i Oksfodrit ka përgatitur një analizë që detajon se sa ka ndikuar dora e njeriut tek klima. Sipas tij, valë të ngjashme të nxehti janë regjistruar edhe në të shkuarën, kur planeti ishte më i ftohtë. Bota ishte dy të tretat e një grade celsius më e ftohtë në 1976 por ndryshimet klimaterike, kanë bërë që këto valë të nxehti të përsëriten gjithnjë e më shpesh.
Edhe përhapja e gjerë gjeografike e valës së të nxehtit, në katër kontinente, e bën ngrohjen globale fajtore. Të moshuarit janë më vulnerabël ndaj të nxehtit ekstrem, me rreth 20 mijë vetë që besohet se kanë humbur jetën në Europë në 2003 si pasojë e valës së të nxehtit.
Pasojat janë të dukshme edhe në infrastrukturë dhe transport, por veçanërisht edhe në bujqësi. Shkencëtarët paralajmërojnë se ky është një paralajmërim për atë me çka do të përballemi në vijim. Ajo që ne sot e quajmë valë të nxehti ekstreme, sipas tyre, mund të quhet në të ardhmen thjeshtë verë, dhe kjo është vetëm çështje dekadash nëse nuk ndërhyhet për të reduktuar emetimin e karbonit./tch
l.h/ dita