Shkencëtari amerikan: – Vdekja nuk ekziston, është një iluzion i ndërgjegjes sonë
1 Mars 2023
Kur bëhet fjalë për misteret e universit tonë dhe jetës njerëzore, misteri më i madh për të cilin shumë janë kuriozë, por edhe të paditur, është vdekja. Fetë e kanë quajtur vdekjen të vërtetën e vetme dhe jetën e përtejme si dhuratë ose mallkim që ne marrim në varësi të sjelljes sonë në këtë planet.
Por asnjë nga këto nuk është vërtetuar, askush nuk e di vërtet se çfarë ka përpara. Megjithatë, një mjek dhe shkencëtar amerikan, Robert Lanza, në librin e tij, ‘Biocentrism’, thotë se vdekja në të vërtetë mund të jetë një derë për një numër të pafund universesh.
Ai e quan fenomenin biocentrizëm, një lloj mekanizmi që rezulton në të gjitha mundësitë fizike. Biocentrizmi gjithashtu thekson faktin se nuk është universi ai që ka krijuar njerëzit, por në fakt jemi ne që kemi lindur universin siç e njohim ne.
Në një bisedë me Huffington Post, Lanza zbuloi se biocentrizmi tregon se hapësira dhe koha janë vetëm mjete që mendjet tona i përdorin për të endur informacionin së bashku në një përvojë gjithëpërfshirëse, si një gjuhë për vetëdijen.
Ai beson fort në teorinë e shumë botëve dhe thotë se vdekja nuk ekziston në këto skenarë pasi të gjitha këto mundësi ndodhin në të njëjtën kohë dhe e vetmja arsye që ne ndihemi ‘të gjallë’ është për shkak të energjisë që vepron në trurin tonë.
Në një shembull mjaft të rastësishëm, ai e quan vdekjen si të mbarosh një serial të mirë televiziv. Ju mund të përjetoni histori të ndryshme, personazhe të ndryshëm dhe sigurisht përfundime të ndryshme nga biblioteka e madhe që mban universi dhe në fund të të gjithave, jeni akoma ju.
Sipas tij, është vetëm energji dhe sipas ligjeve të fizikës, energjia nuk mund të krijohet dhe as të shkatërrohet, ajo thjesht kalon nga një gjendje në tjetrën. Kur vdesim, ka një ndërprerje në lidhjen tonë lineare të kohëve dhe vendeve. Dhe çuditërisht, thotë ai, koncepti ynë linear i kohës nuk do të thotë asgjë për natyrën.
Gazeta Dita