Shkencëtarja del me deklaratën e fortë, zbërthen enigmën: Origjina më e mundshme e koronavirusit është…
Shkencëtarja del me deklaratën e fortë, zbërthen enigmën: Origjina më e mundshme e koronavirusit është…
16 DHJETOR 2021
Shkencëtarja e Harvard , Alina Chan u shpreh para komisionit të shkencës në parlamentin britanik, se origjina më e mundshme e koronavirusit është laboratori në Wuhan.
Kjo e fundit është specialiste në terapi gjenesh dhe në inxhinieri qelizore në Harvard. Ajo u shpreh se ata që janë në dijeni të origjinës së pandemisë nuk mund të flasin tani pasi nuk janë të mbrojtur, por ka shumë informacione të arkivuara që herët a vonë do të bëhen publike.
Sipas doktoreshës Chan, shumë të dhëna teknike mbështesin hipotezën e një krijimi artificial të virusit. Ajo theksoi se shumë virologë të famshëm kanë pohuar se kjo është një hipotezë e arsyeshme: Virusi ka një veçori unike pa të cilën nuk do të mund të kishte shkaktuar pandeminë.
Dhe është pikërisht kjo karakteristikë që drejton shkencëtarët në Wuhan. Sipas shkencëtares, një organizatë jo qeveritare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, EcoHelth, dhe Instituti i virologjisë së Wuhan po zhvillonin një sistem për modifikuar këtë virus.
Gazeta Sot