Shkencëtarja: – Do të ketë njerëz që nuk mund ta përballojnë vaksinën

14/11/2020

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer para pak ditësh se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19-s, ka dëshmuar një nivel efektiviteti me të lartë se 90%.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech bënë të ditur se provat klinike të vaksinës së re kanë rezultuar me sukses, duke rikthyer më në fund shpresën se pandemia e COVID mund të përfundojë.

Mbrëmjen e sotme në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, kanë qenë  dy motrat binjake shkencëtare, Detina dhe Argita Zella. Ato folën mbi vaksinën kundër Covid dhe efektet anësorë që mund të ketë.

Sipas shkëncëtares Zella kjo vaksinë nuk mund të përballohet nga ata persona të cilët kanë një imunitet të dobët.

Mund të jetë e nevojshme që njerëzit të bëjnë një vaksinë të tillë çdo vit, në të njëjtën mënyrë që bëjmë vaksinën e gripit çdo vit, me pak fjalë i përshtatemi mutacioneve të sëmundjes. Megjithatë deri tani të dhënat nuk kanë treguar nëse mbrojtja nga Covid-19 është e njëjtë në të gjitha grupmoshat. Studimet e hershme që janë bërë në bazë të kësaj kanë sugjeruar se si të rinjtë, si të moshuarit mund të prodhojnë një përgjigje imune kundrejt Covid-19.

Do të ketë gjithashtu disa njerëz të cilët kanë sistemin imunitar të dobët dhe nuk do të jenë në gjendje të bëjnë vaksinën. Vaksina është e re dhe nuk i dimë të gjitha efektet anësore personat me imunitet të dobët e kanë më të vështirë ti kundërpërgjigjen virusit në krahasim me një njeri tjetër të shëndetshëm që ka sistem imunitar më të fortë”– thotë ajo.

Tv OraNews