Shkoder: – 150 persona shoqerohen ne Polici.
30 Qershor 2022
Bëhej fjalë për një mashtrim në mënyrë të koordinuar pasi punonjësit e Call Centerave zhdukeshin
sapo kuptonin se e kishin “vjelë” mirë viktimën.
Një operacion i madh kundër Call Centerave është duke u zhvilluar aktualisht në Shkodër.
Burimet për mediat bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 150 punonjës të Call Centerave si edhe
janë sekuestruar një numër i madh pajisjesh, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së këtij
aktiviteti.
Dyshohet se Call Centerat kanë mashtruar një numër të madh personash gjatë aktivitetit të tyre, ndërsa
priten arrestime.
Policia dhe prokuroria kanë të dhëna se gjatë aktivitetit të tyre kryesisht në sektorin e “Forex”, punonjësit
e Call Center-ave kanë mashtruar me shumë të mëdha qytetarë të vendeve të ndryshme të BE-së duke
iu premtuar atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin paratë e tyre në platformat e propozuara.
Në fakt, bëhej fjalë për një mashtrim në mënyrë të koordinuar pasi punonjësit e Call Centerave zhdukeshin
sapo kuptonin se e kishin “vjelë” mirë viktimën.