Shkodra lihet jashtë Festivalit Tipologjik Kombëtar të këngës popullore
Shkodra lihet jashtë Festivalit Tipologjik Kombëtar të këngës popullore
Nga Bepin Kolvata
10 Mars 2022
Shkodra është lënë jashtë Festivalit Kombëtar Folklorik Tipologjik për herë të parë në 25 vite. Drejtuesit e qendrës kulturore “Pjeter Gaci” thonë se si argument u kanë dhënë plotësimin e numrit të pjesëmarrësve të planifikuar.
Për herë të parë pas 25 vitesh, Shkodra nuk do të jetë pjesë e Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të këngës popullore qytetare në Elbasan.
Drejtuesit e qendrës kulturore “Pjeter Gaci” thonë se vendimi qendrës kombëtare të veprimtarive artizanale, ka argument absurd.
Ndaj bëjnë thirrje Ministrisë së Kulturës të reflektojë, pasi po penalizohet një komunitet i tërë artistik.
“Këngën e bukur shkodrane nuk mund ta penalizojë askush, ka ardhur nga gjeneratat këtu dhe ne kemi për detyrë ta mbrojmë. Na thonë ose do të vini 12-15 vetë ose jeni të penalizuar.”
Kënga shkodrane, e shpallur si një ndër 7 kryeveprat e trashigimisë kulturore nuk mund të jetë peng i të tilla vendimeve shprehen artistët.
“Nuk ka në glob ku flitet shqip mos me u këndu popullore qytetare shkodrane, është e pamundur. Na kanë zili.”
Thuajse çdo vit nga ky Festival Shkodra është kthyer me vleresime, duke marrë vendet e para si me interpretimet solo të artistëve, ashtu edhe si grup.
Tv OraNews