Shkodra ‘noton’ nën ujë! – Përmbytjet shkaktojnë problematika, bllokohen disa akse rrugore nga dëbora
21 Janar 2023
Reshjet e ditëve të fundit vijojnë të shkaktojnë probleme në vendin tonë, në disa akse rrugore. Autoriteti i Emergjencave Civile bën me dije se Shkodra paraqitet më problematike, teksa aktualisht janë mbi 1 mijë hektarë tokë të përmbytura nga ujit.
Mësohet se rruga e Obotit ka prezence uji 55 cm dhe ujësjellesi Oblika 1 eshte jashtë funksionit.
Në këtë qark disa akse rrugore raportohet të jenë të pakalueshme në si pasojë e reshjeve të borës. Si rrjedhojë pjesa e Qafë Thorës tek tunelet panoramike vazhdon te jete e bllokuar, po ashtu edhe aksi Bogë-Theth. Ndërkohë në disa akse të tjera, si ai Qafë Mali- Fierzë apo Tamarë – Vermosh punohet me borë pastruese për t’i mbajtur të hapura
Është dëmtuar nga reshjet e shumta aksi rrugor Klos-Bulqizë. Në segmentin e fshatit Plan i Bardhë ka patur rënie të vazhdueshme të gurëve në asfalt duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës.
Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja është e tillë sa herë ka reshje shirash ku masive gurësh përfundojnë në asfalt.
Edhe në qarkun e Lezhës reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së shkuar, por pa shfaqur problematika dhe rrezik për banorët, ndërsa në lumin Drin ka rënë kuota e prurjeve.
Situata e qetë paraqitet edhe në qarkun e Fierit. Deri më tani nuk ka raportime për situata problematike dhe gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët.
Edhe qarku i Gjirokatrës është përballur me reshje të shumta. Autoritet lokale raportojnë për pemë të rrëzuara në rrugën e Memalijat dhe disa aske të tjera. Pavarësisht intensitetit të reshjeve dhe stuhive në këtë qark, bëhet me dije se energjia dhe uji i pijshëm është rikthyer në të gjitha zonat.
Ndryshe nga Gjorkastra, qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës që prej mbrëmjes së shkuar, të cilat kanë vazhduar deri mëngjesin e së shtunës. Autoritet bëjnë me dije se në rrugën e Dardhës, kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Gazeta Panorama