Shkodra paraqet mundësinë e fundit që beteja opozitare të përfundoi me një fitore politike.
Shkodra paraqet mundësinë e fundit që beteja opozitare të përfundoi me një fitore politike.
20/08/19
Nga: Ervis Iljazaj
Rasti i Shkodrës vashdon ende të mbajë gjallë aksionin opozitar dhe kauzën e saj e cila ka nisur shumë muaj më parë. Pavarësisht se opozita nuk ja doli dot të ndalojë zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit, beteja e saj vashdon të frymëzojë militantët e opozitës, ndoshta si i vetmi terren për të zhvilluar lojën politike. Shkodra tregoi se aty ku ka mbështetje popullore suksesi politik është i garantuar.
Si të thuash, Shkodra paraqet mundësinë e fundit që beteja opozitare të përfundoi me një fitore politike. Nëse opozita do të dijë ta kapitalizojë këtë mundësi ose jo, kjo mbetet për tu parë. Por, e sigurtë është se Shkodra i shërbeu opozitës që cështja e 30 qershoirt të vashdojë të mbetet ende e hapur, dhe në këtë mënyrë, opozita mund të vashdojë të ketë të gjitha pretendimet e saj të drejta për zgjedhjet në Shqipëri.
Duke parë këtë kontest, çështja e 30 qershorit mbetet ende e hapur, pavarësisht se Partia Socialiste po merr në dorëzim të gjitha bashkitë, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kështu që, 30 qershori, në mos një rishqyrtim politik, do të marrë me patjetër një vendim nga një arbitër i tretë, siç është për shembull Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të formohet. Sepse, pa një vendim të tillë është një pamundësi absolute të legjitimohet. Këtë gjë e di mjaft mirë opozita shqiptare dhe për këtë arsye, vazhdon ende të mbajë të gjallë çështjen e 30 qershorit.
Shkodra dhe kryetarja e saj e bashkisë, Voltana Ademi, kanë qenë gjatë muajve të fundit simboli i betejës së opozitës dhe kauzës së saj. Zonja Ademi ishte ndoshta kryetarja e bashkisë që qeverisej nga Partia Demokratike më aktive në mediat shqiptare. Jo vetëm për faktin se Shkodra është një qytet i madh dhe i rëndësishëm i Shqipërisë, por edhe për arsyen se është qyteti simbol i së djathtës dhe vështirë së qytetarët e saj do të pranonin qeverisjen e Shkodrës nga një kryetar i majtë. Partia Socialiste e di mjaft mirë se konteksti kulturor dhe shoqëror në Shkodër nuk mund të anashkalohet aq lehtë.
Faktin që Shkodra përbën mundësinë e vetme të vashdimësisë së askioni opozitar e di mjaft mirë Edi Rama. Për këtë arsye, ka një nxitim për të mbyllur sa më shpjet kostituimin e organeve të pushteti lokal. Por, më sa duket, kjo histori nuk do të mbyllet aq lehtë.
Ëndrra e Edi Ramë për të qeverisur Shkodrën për momenti ka mbetur në mes. Po ashtu, shpresa e Lulzim Bashës për të trasformuar situatën politike lidhet po me Shkodrën. Asnjëherë më parë në këto 30 vite tranzicion qyteti i Shkodrës nuk ka qenë një cëshjte vendimtare për kontestin politik shqiptar.
Rasti i Shkodrës simbolizon të gjithë problematikat e një palë zgjedhje arbitrare. Sepse të kuptohemi, zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan me vendim arbitrar të mazhorancës në të gjithë procesin e tyre. Për sa kohë egziston ende një konflitk instucional midis presidencës dhe mazhorancës për cështjen e 30 qershorit, dhe për sa kohë ska një vendim të Gjykatës Kushtetues që mund të zgjidhë këtë konflitk, ato nuk mund të konsiderohen zgjedhje shtetërore ashtu sikurse duhen të jenë në një demokraci, por të një force të vetme politike.
Prandaj, Shkodra i ktheu edhe njëher të gjitha argumentat opozitar në qendër të debatit politik, i cili për hir të së vërtetës dukej përpara kësaj cështje sikur ishte mbyllur dhe nuk ishte më asnjë shpresë. Për këtë arsye, Shkodra dhe gjithca ajo simbolizon në këtë moment është ndoshta krta e fundit politike e opozitës.
/Gazeta Liberale