Shkodra sot në protestë kundër këshillit bashkiak ilegjitim: Rama, mos luaj me zjarrin!
Shkodra sot në protestë kundër këshillit bashkiak ilegjitim: Rama, mos luaj me zjarrin!
19/08/2019
Partia Demokratike, dega Shkodër, do të mbajë sot në orën 10:00, para Prefekturës, një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.
PD ka deklaruar se ne nuk duhet kurrsesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën.
Rilindasit zgjodhën ish-Komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi.
I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës!” përfundon thirrja e PD.
Nga: SYRI.net