![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/01/auto_ogun-state-covid-19-testing1642230872-674x450-1.jpg?fit=674%2C450&ssl=1)
Shkon mbi 5.5 milionë numri i viktimave nga COVID-19 në mbarë botën, kryesojnë SHBA-të
Shkon mbi 5.5 milionë numri i viktimave nga COVID-19 në mbarë botën, kryesojnë SHBA-të
16 Janar 2022
Koronavirusi ka shkaktuar deri më tani 5 519 380 viktima në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019. Këto janë të dhëna të përpiluara nga AFP.
Padyshim që në këtë listë kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911.
OBSH vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri i të vdekurve nga pandemia mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i regjistruar zyrtarisht.
Ballkanweb