Shkon në 44 numri i viktimave nga tërmeti, vazhdon kërkimi për 6 të tjerë

28 nentor  2019 17:19

Më shumë se 48 orë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 6 personave në Durrës. Ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 44.

Kërkimet po vijojnë intensivisht në 2 pika të qytetit bregdetar, në Kënetë tek vila e shembur ku dyshohe të jenë 4 anëtarë të familjes Lala dhe tek një pallat në zonën e njohur si ‘2 Gjelat’, ku sipas informacioneve po kërkohet për dy trupa.

Ndërkohë kërkimet në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nga komunikimi i deritanishëm me familjarët mendohet se nuk ka më pesona nën rrënoja.

l.h/ dita