
Shkresa për emërimin e Anuela Ristanit nuk gjendet. – Nuk ka një shkresë formale, se ajo ka marrë urdhër për të kryer detyrat e kryebashkiakut.

Anuela Ristani
25 Mars 2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën, ka komentuar zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke i quajtur emërimet dhe shkarkimet që shkaktuan bujë në media si ilegale dhe të pa legjitimitet.
Ai theksoi se Anuela Ristani firmos në emër të kryebashkiakut, por nuk ka një shkresë formale që të tregojë se ajo ka marrë urdhër për të kryer detyrat e kryebashkiakut.
Alimehmeti theksoi se Këshilli Bashkiak është i paaftë dhe inekzistent, duke shtuar se nuk ka pasur një mbledhje të tij që të mbështesë vendimet e marra. Ai gjithashtu vuri në dukje që Veliaj dhe Rama kontrollojnë ekzekutivin dhe Këshillin Bashkiak, ndërsa kërkoi shkresën zyrtare që të tregojë ligjshmërinë e këtyre veprimeve. Sipas tij, çdo veprim që firmoset është ilegjitim dhe antikushtetues.
“Këshilli Bashkiak është organi që kontrollon ekzekutivin pra Veliajn. U tha se ka një grup deputetësh që janë të Veliajt në Kuvend, kurse nga ana tjetër kemi këta të Këshillit Bahskiak që janë të Ramës.
Kush është sot kryetar bashkie në Tiranë? U tha fillimisht se ishte Ristani, që u vu nga Rama. Është antikushtetues. Ky emëroi Anuela Ristanin, më pas doli urdhëri për Sara Goxhajn, del Ristani shkarkon Sarën.
Ku është shkresa që është emëruar Anuela Ristani. Hallka e parë është kjo. E kemi kërkuar me shkresë. Çdo gjë që firmoset është në ilegjitimitet.
Ky është këshilli bashkiak inekzistent i PS”, tha Alimehmeti.