Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare në lidhje me shembjen Teatrit Kombëtar sot në Tiranë: – “Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë …” .

Kadare ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë çështje duke mos dhënë shumë shpjegime për këtë, pasi nuk është në dijeni të situatës dhe së dyti është i sëmurë.

‘Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në dijeni. Ju lutem të mos më ngatërroni’, tha Kadare.

Aksioni për shembjen Teatrit Kombëtar ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati edhe përplasje.