Luljeta Lleshanaku

Shkrimtarja shqiptare finaliste për çmimin e njohur, ‘Griffin’ 2019 në Kanada. –

Luljeta Lleshanaku,shkrimtarja shqiptare është finaliste për çmimin e njohur, ‘Griffin’ 2019 me përmbledhjen me poezi “Negative Space”.

25 Prill, 2019

Tiranë- Shkrimtarja shqiptare Luljeta Lleshanaku me përmbledhjen me poezinë e titulluar “Negative Space”  e përkthyer nga Ani Gjika, është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada.

Çmimi prestigjioz “Griffin” në Kanada është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Griffin.

Duhet të themi se shumë emra të njohur kanë fituar më parë këtë çmim, si  Anne Carson, John Ashberry, Charles Simic, Charles Ëright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj.

Çfarë tha  Juria e çmimit GRIFFIN për këtë poezi? 

“Sa më pak e njohur gjuha origjinale, aq më e vyer bëhet dhurata e përkthimit! Libri ‘Negative Space’ i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë tek poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi te mprehtë, Ani Gjika e cila është edhe vetë poete, ka mundur të shprehë në anglisht jo vetëm poezitë e ‘Negative Space’ por dhe atmosferën e ngrysur e cila zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi e thellë përkohshmërie që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik. Negative Space është gjithkund pjellore. Duke hapur portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke i rikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj.”, u tha nga juria.

Gazeta Sot