Shkrirja e akullit po nxjerr shumë trupa njerzor. – Gjenden eshtrat e të riut që u zhduk në 1974 në malet e Zvicrës
17 Shkurt 2023
Disa mbetje njerëzore janë zbuluar pas shkrirjes së akullit në malet e Zvicrës.
Ata janë identifikuar se i përkasin një alpinisti britanik i cili u zhduk në vitin 1974.
Eksploruesi 32-vjeçar – emri i të cilit nuk bëhet i ditur – u zhduk në dhjetor 1974 dhe trupi i tij u gjet në Alpet Pennine në shtator të 2022.
Zyrtarët kanë punuar me policinë dhe diplomatët britanikë për të përcaktuar identitetin e tij që kur u zbuluan eshtrat.
Autoritetet mbajnë një listë me më shumë se 300 persona që janë zhdukur në male që nga viti 1925.
Shkrirja e akullnajave ka zbuluar një numër trupash gjatë viteve të fundit, duke përfshirë mbetjet e një çifti që u zhduk në vitin 1942, të cilat u zbuluan në 2017.
Policia e Kantonit Valais tha në një deklaratë të enjten: “Eshtrat e gjetura në vendngjarje sugjeruan se mund të ishte një njeri që ishte raportuar i zhdukur nga zona e Grand Combin që nga 31 dhjetori 1974.
“Një identifikim i ADN-së, në bashkëpunim me policinë në Britaninë e Madhe, çoi në konfirmimin e identitetit të personit të zhdukur.
Ky është një shtetas anglez i cili ishte 32 vjeç në kohën e zhdukjes së tij.”
Policia thotë se ai u gjet si pjesë e një kërkimi të zymtë ajror për mbetjet njerëzore të zhdukura prej dekadash që tani po ekspozohen nga ngrohja globale.
Nga OraNews