Shkumbini del nga shtrati, 40 banesa nën ujë në Elbasan, probleme edhe në Berat e Memaliaj
Shkumbini del nga shtrati, 40 banesa nën ujë në Elbasan, probleme edhe në Berat e Memaliaj
Dalja e lumit Shkumbin nga shtrati, ka përmbytur 25 banesa në zonat rurale në Elbasan.
Uji ka vërshuar edhe në 15 banesa të tjera në lagjen “5 maji” në Elbasan, duke sjellë përmbytjen e tyre.
Pak më herët, edhe zv.kryeministri Erion Braçe bëri thirrje që banorët përreth lumit Shkumbin të evakuuoheshin, të largonin edhe gjënë e gjallë dhe mjetet, pasi rrezikoheshin nga dalja e lumit nga shtrati.
Reshjet e shumta kanë sjellë pasoja edhe në Memaliaj, ku disa banesa janë përmbytur dhe banorët thonë se shkak për përmbytjen janë bërë edhe punimet që ka kryer bashkia.
Probleme janë shkaktuar edhe në Berat, ku janë përmbytur rrugë, disa shtëpi, si dhe kanë rënë gurë në aksin Berat-Poliçan, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.