“Shmangni përshkallëzimin e situatës”, Presidenti Meta i drejton thirrjen urgjente kryeministrit Rama

4 NËNTOR 2020

Presidenti Ilir Meta ka dalë  pak çaste më parë me një thirrje të fortë ndaj qeverisë Rama. Meta i kërkon qeverisë që të vendos menjëherë dialogun me gratë greviste që situata të mos përshkallëzohet më tej dhe të ketë pasoja të rënda.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.”, shkruan Meta.

Gazeta Sot