
“Show politik me administratën”, Berisha publikon mesazhin: – Rama përdor punonjësit e bashkisë për mitingje
20 Shkurt 2025
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet që u janë dërguar punonjësve të Bashkisë Tiranë, për t’u mbledhur sot mitingun në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.
“Shihni si i mbledh ‘Vullnetarët e Edit’, për hajdutin e Bashkisë, narko-kreu i qeverisë.
Me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës”, ka shkruar Berisha, ndërsa ka publikuar dhe mesazhin e dërguar në grupet e administratës së Bashkisë.