Shpallen në humbur dy turistë belg, gjenden në Tropojë pas dy ditësh kërkime

Sipas informacioneve mësohet se ata kanë kaluar disa ditë në alpet shqiptare dhe më tej janë nisur drejt Valbonës për ta bërë në këmbë shtegun e famshëm në këtë zonë.

29 Shtator, 2019 21:20

 Prej dy ditësh, dy turistë të rinj belg ishin shpallur të humbur pasi familjarët e tyre kishin nuk kishin asnjë kontakt.

Sipas informacioneve mësohet se ata kanë kaluar disa ditë në alpet shqiptare dhe më tej janë nisur drejt Valbonës për ta bërë në këmbë shtegun e famshëm në këtë zonë.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry janë dy turistë nga Belgjika të cilet prej dy ditësh kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Ata për herë të fundit kanë folur me famijarët e tyre pikërisht me datën 27 shtator kur edhe kanë marre rrugën drejt Valbonës.

Familjarët kanë provuar disa që të kontaktojnë por ka qenë e pamundur dhe kanë ngritur alarmin për fëmijët e tyre.

Pas lajmërimit të autoriteve Dosja.al mëson se dy të rinjtë janë gjetur dhe ata janë shëndosh e mirë në Tropojë.

lisabeth Bries dhe Gaspard Henry

(A.B. Dosja.al)