Shpallje e pavlefshme e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, zbardhet vendimi i fundit që ka marrë Gjykata Kushtetuese
Shpallje e pavlefshme e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, zbardhet vendimi i fundit që ka marrë Gjykata Kushtetuese
10 PRILL 2021
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare çështjen shumë të debatueshme të zgjedhjeve vendore, ankim të cilin e ka paraqitur para kësaj gjykate shoqata e bashkive e përfaqësuar nga Voltana Ademi.
Vendimi u dha në mbledhjen e gjyqtarëve kushtetues të premten, dhe sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha vendimi për në seancë plenare u është shpërndarë palëve të interesuara në këtë çështje.
Të tilla si, shoqata e bashkive, Presidenti i Republikës, Këshilli i ministrave. Nuk është vendosur ende data se kur do të zhvillohet seanca plenare publike, por sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha palët kanë një muaj kohë që të parashtrojnë kërkesa apo parashtrime nëse kanë.
Shoqata e bashkive kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Gazeta Sot