Shpata te fillimshekullit XVII ne Shqiperi. –
Shpata te fillimshekullit XVII ne Shqiperi. –
Nga: Frederik Stamati. –
Ne muzeumet e Shqiperise dhe ne koleksionet private ndodhen rreth tridhjete shpata te kesaj paraqitjeje dhe te kesaj periudhe. Ne ate kohe jane bere perpjekje per te organizuar ne vendin tone nje kryengritje masive kunder pushtimit. Atehere me sa duket jane futur edhe keto arme. Jane shpata te gjata, te kavalerise.
Dallohen menjehere nga forma dhe disa tipare te tjera. Me e mira ruhet ne nje familje ne Peshkopi. Ajo ka te shkruar me germa te stampuara ne tehun e saj GENOA. Poseduesit thone se eshte rreth katerqindvjecare dhe tregojne edhe historine e saj. Te tjerat kane germa, kuptimin e te cilave nuk e kam gjetur akoma. Thuhet se mund te jene prodhuar ne vendet e Magrebit. Nje karakteristike e tyre eshte stampimi i qerpikut, si edhe tre pika, apo kryqe ne te dyja anet e shkrimit.
Te gjitha jane njelloj. Ndryshon paksa nje e gjetur poshte oxhakut te nje banese ne Kruje, qe ne vend te shkrimit ka nje motiv zbukurues. Tre, apo kater prej tyre, jane shkurtuar per t’i bere te pershtatshme per luften trup me trup, apo ne muret e kalave. Sidoqofte kuptohen menjehere. Ajo qe paraqitet ne foto dhe mbas restaurimit, eshte pjese e koleksionit tim. E kam blere ne pazarin e Krujes. Gjendja e ruajtjes se tyre eshte e keqesuar nga nje korrozion teper i avancuar. Kam restauruar shume pak prej tyre.