Shpella ”Crvena Stijena” (Shkëmbi i Kuq)- Mrekullia e Fshehur –
Nga: Anton Pllumaj. –
=Kjo shpellë gjindet afër katundit Petroviqi, komuna e Nikshiqit, afër kufirit Mali i Zi – Bosnje Hercegovinë. Ajo është e vendosur në bregun e majtë të Trebishnjicës, 700 m mbi nivelin e detit.
Merret si objekti kulturor paleolitik më i pasuri me shtresa stratigrafike në gadishullin Ballkanik. Shpella përveç se ishte e banuar në paleolitik, ishte e banuar edhe më vonë, në epokën e Mezolitit, Neolitit dhe Epokës Metalike.
Shpella ka një zbritje shkëmbore me një hyrje që është rreth 24 metra e gjerë dhe në një thellësi prej 15 metrash.
Arkeologët kanë zbuluar 31 shtresa kulturore, të cilat flasin për historinë e këtij vendi. Artefaktet e ndryshme të gjetura aty, janë kryesisht prej guri dhe janë më të vjetër se 180 mijë vjet. Mjeti i dytë i punës është bërë nga qeramika dhe eshtrat e kafshëve dhe peshkut. Arkeologët kanë gjetur rreth 5.000 dëshmi materiale të jetës së njerëzve të parë. Në shtresat më të thella janë zbuluar mbetjet e ariut të shpellës!
Dr Robert Vejlon, profesor i paleontologjisë në Universitetin e Miçiganit, ka studiuar shpellën ”Crvena Stijena”, dhjetë vjet me studiuesit malazezë. Ekspertët nga bota, që punonin në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe dy vende të famshme në Spanjë, pasi vizituan shpellën, thanë se ishte një vend i pabesueshëm ku mund të zbuloheshin shumë gjëra të tjera dhe se vetëm disa vende arkeologjike në botë kanë një koleksion kaq të madh të shtresave kulturore të parahistorisë, siç është rasti me këtë shpellë. Ka shtresa në të cilat ende nuk është mbërrijtë. Dr.Vejlon supozon se shtresat e vjetra 20 mijë vjeçare mund të priten ne kete pike arkeologjike.