Shpella e Benjës, (Pëllumbave), Permet
Shpella e Benjës”(Pëllumbave), Permet
Ndodhet në kanionin e Lengaricës në afërsi të fshatit Petran, 350 m mbi nivelin e detit. Përbën një pus të madh karstik i formuar në gëlqerorët e kretës së sipërmë.
Është e gjatë 160 metra, e gjerë deri në 3 m. dhe e lartë 3 m. Ka disa degëzime anësore. Në këtë shpellë ka mbetje të njeriut të periudhes neolitike.
Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, arkeologjike) didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rruges automobilistike Përmet – Petran – Banjat.