Shpella e Konispolit (Shpella e Kreshmoit). –
Shpella e Konispolit (Shpella e Kreshmoit). –
– Nga arkeologët cilësohet si shpellë 27 mijë vjeçare, model jo vetëm për territorin shqiptar por për gjithë Europën Juglindore.
Shpella ndodhet në perëndim të qytetit të Konispolit, 1.5 km larg në vijë ajrore. Ka një gjatësi 54 m. Eshtë me dy degëzime një në lindje dhe një tjetër në perëndim si dhe ka një hyrje të ekspozuar nga ana perëndimore, përballë detit Jon. Lartësia mesatare e Shpellës është 6.5 m ndërsa gjerësia është 6 m.
Eshte banuar nga paleoliti , neoliti, bronzi, hekuri deri ne shekullin e XII eres sone dhe sipas arkeologëve, është quajtur Shpella e Kreshmoit, pasi ka shërbyer si vend pelegrinazhi, ku besimtarët vinin për kreshmë, dhe si e tillë është quajtur Shpella e Kreshmoit. Nga banorët vendas njihet edhe si Dera e Shpellës.
Ishte Halil Shabani, arkeologu që e ka zbuluar i pari këtë Shpellë në vitin 1987 .
Gjatë luftrave të ndryshme Shpella e Kreshmoit ka shërbyer edhe si vend strehimi për t’u mbrojtur banorët e zonës.
– La datazione come insediamento paleolitico è intorno 27.000 anni. per gli archeologi è un modello non solo per il territorio albanese ma anche per l’Europa sud-est