Shpella e Podës – “NJE PALLAT MADHESHTOR MESJETAR“

Fshati Pode, Leskovik rrethi Kolonje.

Nga Vepror Hasani

Jam i sigurtë, shkruan Arkeologu Prof. Skënder Aliu, ju nuk keni patur rast të vizitoni “Guvën e Podës”, kështu e kanë quajtur banorët e zonës që nga kohëra që s’mbahen mend, por “Guva e Podës” nuk është guvë, por “një pallat madhështor mesjetar”, dhe që ju nuk keni patur asnjëherë rast të hyni në një pallat të tillë.

– “Pallati” ka 5 salla të mëdha, që të gjitha pothuajse njësoj: 20 metra të gjata, 10 metra të gjera dhe 4 metra të larta. Aty kanë banuar të parët tanë, ilirët, që nga fundi i epokës së bronxit, përgjatë shekujve 13-12 para erës së re e këtej.

– Dhomat lidhen nëpërmjet një korridori prej 5 metrash të gjatë; edhe vetë korridori është një mister. Njeriut nuk i ndodh shpesh të shohë gjëra të tilla; ato të habisin, të shtjenë në mendime. Janë mrekulli që vlerësohen nga të gjitha vendet dhe popujt.

– Nuk është e nevojshme të lexohsh libra historie; i ke të gjitha aty si sende të vendosura nëpër rafte. Mbetet vetëm t’i shohësh, t’i prekësh e t’i kundrosh nga të gjitha anët. Dhe vetëm pas kësaj mund t’ia tregosh gjithkujt si një kërshëri.

Ka shumë kohë që është braktisur nga shteti, ka ardhur koha që të rifillojnë gërmimet për ta kthyer në një atraksion turistik dhe veçanërisht për të gjithë nxënësit e shkollave të njohin identitetin dhe dhe origjinën e tyre .