Shpella e Vanistrës.-
Shpella e Vanistrës.-
Shpella e Vanistrës gjendet në rrethin e Gjirokastrës, në këmbët e Malit të Gjerë pranë fshatit me të njejtin emër.
Shpella ka gjatësinë 113 m dhe gjerësinë nga 5 deri në 20 m.
Dyshemeja ndodhet nën nivelin e hyrjes.
Pjesa më e madhe e shpellës është e mbushur me ujë, që formon një liqen të përhershëm me thellësi 30-40 m.
Gjatë periudhës së lagët të vitit tërë fundi i shpellës zihet nga ujërat nëntokësore dhe në dimër niveli i ujit ngrihet aq shumë sa që derdhet me rrjedhje të lirë nga gryka e shpellës.
Uji i kësaj shpelle shfrytëzohet për të ujitur një pjesë të fushës së Dropullit.
Është një ndër shpellat më të mëdha karstike të vendit.