Shpërblim në vend të ndëshkimit për një nga ikonat e korrupsionit. – Ridvan Bode. –
Shpërblim në vend të ndëshkimit për një nga ikonat e korrupsionit. – Ridvan Bode. –
Dyshimet sillen rreth një pakti të mundshëm PS-PD për të mbrojtur përfaqësuesit e tyre të akuzuar për korrupsion, me anë të lojës së dyfishtë, shout dhe retorikës boshe.
Ish-ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode do të jetë anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë i propozuar nga qeveria e majtë.
Bode është një nga ikonat e korrupsionit të ish-qeverisë Berisha.
Vetë Rama gjatë fushatës elektorale të 2013 e akuzoi si ministrin që fshihej pas aferës korruptive të Lotarisë Kombëtare duke premtuar ndëshkimin e tij pas ardhjes në pushtet.
Bode u padit gjithashtu nga ILDKPIK për fshehje pasurie dhe pastim parash pas deklarimit të fundit si ministër ku rezultonte se ai posedonte rreth 1.2 miliard lekë pasuri, kryesisht në emër të gruas së dytë, e maskuar si investime në bono thesari.
Gjithashtu ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pas hyri në zyrën e Bodes bëri gati denoncimin të cilin më pas e tërhoqi.
Cani paralajmëroi sistematikisht se do të çonte Ridvan Boden në prokurori për shkeljen e kufirit të borxhit të parashikuar në ligj, për fshehjen e borxhit, abuzimeve me rimbursimin e TVSH etj, për dëme ndj shtetit që kapnin shifrën e 700 milion eurove.
“Ke paguar miqtë e tu me urgjencë nga Thesari i Shtetit me miliona dollarë. Vetëm një investitor, mik i yti ka marrë brenda ditës me urdhërin tënd pagesa për 220 milionë lekë, kuptohet pa qenë prioritare. Ke paguar jashtë radhe edhe herë tjetër mbi 4 milionë dollarë. Por nuk je ndalur edhe në vitin vijues, në 8 muaj e 2013-s ka paguar jashtë radhe me shkelje jo pak, por 3.7 miliardë lekë. Si do të mund të mbushej buxheti i shtetit, kur paska qenë kaq i zënë për shpërblime urgjencash për xhepat e të paudhëve pa urgjencë”, – i deklaronte Cani në Parlament paraardhësit të tij.
Bode gjithashtu akuzohet nga UEFA për përfshirje në trukime.
Veprimi i qeverisë pason një seri veprimesh që kanë shkaktuar befasi dhe zemërim në opinionin publik, veçanërisht në votuesit e majtë., duke ngritur shumë pikëpyetje mbi vullnetin e shprehur fillimisht për luftën ndaj korrupsionit.
Dyshimet sillen rreth një pakti të mundshëm PS-PD për të mbrojtur përfaqësuesit e tyre të akuzuar për korrupsion, me anë të lojës së dyfishtë, shout dhe retorikës boshe.
k.a. / dita