Shpërblimi për pensionistët/ Deputeti akuza te rënda ndaj qeverisë: – Kryeministër grabitqar i pangopur, paratë shkojnë për…
8 Mars 2023
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për tërheqjen nga shpërblimi i pensionistëve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga shpërblimi, pasi paratë i ka për incenaratorët.
Postimi i plotë:
“Edi Rama terhiqet nga shperblimi per pensionistet, se leket i ka per inceneratoret! Qeveria ka deklaruar hapur se nuk ka leke per shperblim per pensionistet ne prill.
Ministrja Financave tha sot pas mbledhjes se qeverise se:
“Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill”, u shpreh Ibrahimi.
Qindra mijra pensioniste jetojne ne kufijte e varferise dhe mbijeteses per shkak te pensioneve shume te ulta.
Qindra mijra pensioniste perballen me çmimet shume te larta pa asnje ndihme nga qeveria, e cila u tall me ta duke dhene 7-8 mije leke te vjetra ndihme per pak muaj.
Qindra mijra pensioniste me veshtiresi shume te medha mbulojne nevijat per ushqime dhe ilaçe.
Qindra mijra pensioniste bejne nje jete shume te izoluar per shkak se nuk mund te bejne as pushime dhe asgje tjeter se nuk e perballojne ekonomikisht.
Nderkohe qe vazhdon pa u ndalur vjedhja me inceneratoret qe nuk ekzistojne, me koncesione dhe tendera hajdutesh pa fund, per pensionistet nuk ka leke.
Nderkohe qe Kosova e Maqedonia kane mbeshtetur me shperblime dhjetra here me te larta se sa qeveria e Edi Rames. Atje qeverisin kryeministra te pergjegjshem ndersa ketu qeveris nje kryeminister grabitqar i pangopur”, ka shkruar Vasili.
Gazeta Sot