“Shpërdorim i tmerrshëm i parave publike”- Vasili: Rama ka fluturuar 134 herë me Charter, ku është prokuroria?!
27 Tetor 2022
Publikimin e të dhënave per kryeministrim Rama nga hakerat iranian, ku ky i fundit kishte lëvizur me avion charter 134 herë.
Përmes një postimi në facebook Vasili kërkon nga prokuroria të nis hetimet në lidhje me këtë shpërdorim të tmerrshëm të parave publike nga shefi i qeverisë.
POSTIMI I PLOTË
Tmerr, Rama ka udhetuar 134 here me Çartera, ku eshte prokuroria!
E pabesueshme, por e vertete, plot 134 here ka fluturuar Edi Rama me çartera private
Miliona euro me avione private ka baderdisur Edi Rama ne keto vite.
Nuk udhetoka dot Edi Rama me avion linje si te gjithe qytetaret, por do vetem avion privat.
Ky eshte ofendimi me i rende per çdo qytetar!
Qytetaret torturohen per te mbyllur muajin se nuk ju dalin leket ky ben hatane me leket e shtetit.
Ku eshte prokuroria, perse nuk heton per kete shperdorim te tmerrshem te parave publike nga Edi Rama.
Gazeta Panorama