Shpërthen KOLERA në Siri, 22 të vdekur deri më tani
28 Shkurt 2023
Tërmetet shkatërrimtarë lanë pasoja të rëndë në Siri dhe Turqi, përveç numrit të madh të viktimave.
Por frika më e madhe e sirianëve duket se është bërë realitet. Në vendin e goditur nga tërmeti ka shpërthyer kolera, duke u marrë jetën 22 personave deri më tani.
Autoritetet në rajonin kufitar që është goditur më rëndë brenda Sirisë, i cili përmendi organet mjekësore, thanë se kishte gjithashtu 568 raste të tjera të infeksionit si rezultat i dëmtimit të gjerë në sistemet e ujit dhe infrastrukturën.
Kanë kaluar tre javë që kur Turqia jugore dhe Siria veriperëndimore u shkatërruan nga tërmetet , duke filluar më 6 shkurt. Më shumë se 50,000 njerëz kanë vdekur, 70,000 janë plagosur dhe të paktën 160,000 ndërtesa janë shembur plotësisht ose pjesërisht.
Gazeta Shqip