Shpërthen Milaim Zeka: – Nuk ka turp më të madh se kjo që ka bërë Rama për kosovarët
Shpërthen Milaim Zeka: – Nuk ka turp më të madh se kjo që ka bërë Rama për kosovarët
8 MAJ 2020
Gazetari dhe politikani shqiptar nga Kosova Milaim Zeka, thotë se nuk ka turp më të madh se taksa që sipas tij kryeministri Rama ka vendosur ndaj kosovarëve.
Në një intervistë për Muç Nanon, Zeka tha se turizmi në Shqipëri jeton nga vetëm nga kosovarët.
“Rama ka vënë taskën 10 euro për kosovarët. Nuk ka turp më të madh sepse turizmi në Shqipëri jeton vetëm nga kosovarët . 40% të turizmit e përbëjnë kosovarët.
Çfarë i duhet Edi Ramës me marrë iniciativë për krijimin e një minishengeni ballkanik pa marrë sinjalin e gjelbërt nga Prishtina. Është një mani, sëmundje se kush del i pari. Edi Rama a Hashim Thaçi, apo Berisha që e ka goditur bashkëluftëtarin e Adem Jasharit”, tha Milaim Zeka.
Gazeta Sot