4 Shtator 2024

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet brenda perimetrit ku operon kompania Kurum në Elbasan.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara shtullunga të mëdha tymi shihen të dalin nga vatra e zjarrit në brendësi të Kurum.

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e fabrikës së plastmasit.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë 2 zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.