Shpërthen vullkani në Japoni, arrin deri në 200 metra lartësi
29 Nentor 2023
Një vullkan ka shpërthyer në Japoni javën e kaluar. Nga shpërthimi, llava vullkanike u shpërnda në det rreth ishullit Niijima, që ndodhet 150 km në jug të kryeqytetit japonez Tokio.
Momenti i shpërthimit u kap nga roja bregdetare e Japonisë, e cila ndau pamjet të martën. Agjencia tha se shpërthimi kishte arritur një lartësi prej rreth 200 m.
Ishulli vullkanik u formua dhjetë vjet më parë. Emri i tij përkthehet si “ishull i ri”.