Shpërthim i fuqishëm në spitalin COVID në Tetovë, dyshohet për 10 të vdekur.
Shpërthim i fuqishëm në spitalin COVID në Tetovë, dyshohet për 10 të vdekur.
8 SHTATOR 2021
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali Covid në Tetovë që u përfshi nga flakët pas një shpërthimi, tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.
Një deklaratë për media dha edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.
Ai tha se teksa po digjej spitali, ka vazhduar nxjerrja e njerëzve që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.
Ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrin.
Në burime jozyrtare bëhet me dije se numri i viktimave është 10 ndersa pritet në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e sakte.