29 Mars 2025

Një shpërthim i dyshuar ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025 në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali.

Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin. Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka rritur praninë në zonë për të siguruar perimetrin e ngjarjes.