29 Shtator 2024

Një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nuk ka të lënduar nga shpërthimi. Ai ka konfirmuar për KOHËN se ka dëme mareriale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

Elshani ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, e se aktualisht s’mund të dihet çka ka shkaktuar shpërthimin.

Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive, ka njoftuar ai.