10 Janar 2025

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Reldar Dedaj u shpreh se paratë e buxhetit po shkojnë për oligarkët dhe se veriu po taksohet e tarifohet.

Dedaj: Është shkatërruar bujqësia sepse Shqipëria është bërë Tiranë dhe Tirana Shqipëri. Debati për buxhetin nuk kishte asnjë deputet që të artikulonte se te cili oligark shkojnë paratë që ta pengojnë bujqësinë. Këtu bizneset mbahen pa prodhim. Prodhimi e çon një shoqëri përpara.

Këta vetëm taksojnë shqiptarët. Ne të veriut na kanë vendosur traun.

Kemi mall që të shkojmë në shtëpi se duhet të paguaj 5 mijë lekë. Ndërsa në Elbasan Tiranë nuk ka tra. Kanë shkatërruar veriun dhe jugu nuk është pa asnjë taksë. Andej nga jugu nuk ia kanë vënë traun!

Nga OraNews