![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/09/640-0-5f6114e0286ca.jpg?fit=640%2C480&ssl=1)
Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Ministri Sandër Lleshaj e pranon: – Policia e Shtetit dështoi
Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Ministri Sandër Lleshaj e pranon: – Policia e Shtetit dështoi
15 SHTATOR 2020
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar në Open mbrëmjen e sotme se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e atentatit të sotëm me tritol në Tiranë.
“Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë,” tha Lleshaj.
Ndërkohë gazetari Enton Abilekaj tha se nëse policia do kishte punuar si duhet nuk do shihej “spektakli” që ndodhi sot në kryeqytet.
Enton Abilekaj: “Në funksionin e ministrit është parandalimi i krimit. Ky është krim i trashëguar nga kohë e largët dhe sjell vrasje çdo vit. Nëse do punohej s’do kishim parë këtë spektakël në Tiranë”.
GAZETA SHQIP