Shpetim Nazarko

9 Shtator 2022

“… Besoj se qeveria do të dështojë në këtë për një arsye sepse sipas të dhënave që kam unë ne presim që të kemi një flluskë të madhe në ndërtim. E sigurtë është që pas tetorit do të presim një flluskë të madhe në ndërtim”.

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar lidhur me VKM-në për ndërtimet pa leje u shpreh se në këtë nismë qeveria do të dështojë.

Ai tha se çmimet janë tepër të larta për të ardhurat e qytetarëve dhe se historia e ndërtimeve nuk do arrijë asgjë, por që qeveria është thjeshtë e pafuqishme për të goditur një sferë të veprimtarisë ekonomike që i ka dhënë para.

“Është një ëndërr për mbledhjen parave, është si një ndjenjë që të çon tek ajo që qeveria që ka subvencionuar në fushën e ndërtimit, është një nga ata faktorët që në fund të dimrit do i faturohen qeverisë. Çmimet e banesave janë tepër të larta për të ardhurat e qytetarëve. Besoj se qeveria do të dështojë në këtë për një arsye sepse sipas të dhënave që kam unë ne presim që të kemi një flluskë të madhe në ndërtim. E sigurtë është që pas tetorit do të presim një flluskë të madhe në ndërtim. Flluska që parashikohet në ndërtim do të thotë se do të kthejë vetë ndërtuesit në persona që kërkojnë para borxh. Unë besoj se efekti pozitiv i kësaj nisme është se mund të frenojë këtë çmenduri ndërtimesh, pastaj për ndërtuesit do i kthejë në persona që kërkojnë para borxh.

E vetmja gjë pozitive është ajo që qeveria mund të blejë disa kompjuterë dhe të kontrollojë ndërtimet pa leje në lagje. Për shumicën duket sikur historia e ndërtimit do vijojë pafundësisht, por kjo ka ndodhur dhe më parë që ndërtuesit kanë shtuar gropat për të rritur paratë, një përpjekje analoge do të thotë që ndërtuesit në thelbin e vetë kanë ngushtim parash. Historia e ndërtimeve nuk do arrijë asgjë, dhe qeveria është thjeshtë e pafuqishme për të goditur një sferë të veprimtarisë ekonomike që i ka dhënë para pafund. Është një iniciativë e dështuar”, u shpreh Nazarko.

Gazeta Sot