Shpetim Sala: – Kartolinat para viteve ’90, si uronin shqiptarët dikur festat. Koleksion i veçantë me mbi 3000 të tilla.

9 Dhjetor 2021

Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1950 e më tej.

Marrëdhëniet njerëzore në dekadën e fundit kanë ndryshuar dhe një ndër faktorët kryesorë mbeten zhvillimet teknologjike. Tashmë e-maili apo mesazhi në telefon ka zëvendësuar kartolinat që dërgoheshin dikur për të uruar festat apo rastet e veçanta. Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1950 e më tej. Një koleksion  I veçantë me kartolina urimi që tashmë duket se i përket një epoke tjetër, epokës përpara rrjeteve sociale dhe zhvillimit teknologjik por që për ata të cilët e kanë jetuar ndjejnë një nostalgji e cila I rikthen në fëmijëri apo në rininë e tyre.

‘Doja të thoja që një e-mail që të vjen për një rast mund të ruhet një vit, nuk do ta ruajmë më se do na vijnë e-maile të tjera, zakonisht nuk jemi të kujdesshëm ti ruajmë. Atëhere këto janë ruajtur, kishe mundësie ti ruaje.  Një kartolinë mbanë edhe vlerën e personit që e dërgon atë kartolinë” u shpreh koleksionisti Shpëtim Salaj.

Ndërsa lexuam edhe një pjesë të kartolinave që dërgoheshin dikur, për të rikthyer nostalgjinë se si uronin  shqiptarët përmes tyre:

“Më lejoni që me anën e kësaj kartoline tju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri 1983!

Nga Koleksioni Shpetim Sala

Gëzuar dhe shumë vite të tjera sikurse 78’ –ta, ju përcjell shëndet dhe lumturi në jetë!” shkruhej në disa prej kartolinave, që tashmë I përkasin një epoke tjetër.

Festat e fundvitit ishin ndër kryesoret simboli i të cilit mund të themi që ishte kartolina për të dhënë urimin për një vit plot gëzim, një tradit e cila është zbehur e madje zhdukur.

Shiko dhe: https://youtu.be/aLym4K0ZF1s