Shpëtoi 70 njerëz një vit më parë, vdes në Greqi shqiptari. – Reagon edhe kryeministri grek. –
Shpëtoi 70 njerëz një vit më parë, vdes në Greqi shqiptari. – Reagon edhe kryeministri grek. –
12 gusht 2019
Ka ndërruar jetë në Greqi, Kostas Arvanitisi, me origjinë shqiptare, i cili vitin e shkuar arriti të shpëtonte 70 persona në një ishull grek që u përfshi nga zjarri.
Shqiptari nëpërmjet varkës së tij, largoi njerëzit nga flakët që përpinë çfarë gjetën përpara. Për këtë arsye, qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij. Ka qenë vetë kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin, i cili është përhapur gjerësisht në mediat greke.
Shqiptari punonte si peshkatar dhe falë varkës së tij, arriti të shpëtonte dhjetëra persona nga ferri i flakëve që përfshinë ishullin 23 korrikun e vitit të shkuar.
Ditën e zjarrit vdekjeprurës në Mati, Arvanitis mori varkën e tij, bashkë me gruan, djalin dhe një peshkatar egjiptian dhe shpëtoi 70 njerëz. Në të njëjtën ditë, ai kishte ditëlindjen.
Peshkatari egjiptian Mahmoud Mesafer që ishte me të në barkë ka thënë: “Atë natë shefi im, Kostas Arvanitis, i cili është gjithashtu pronar i anijes, kishte ditëlindjen dhe pas punës ne u organizuam për të festuar. Ndërsa isha në shtëpi dhe po përgatitesha të dilja për pushim, ai më thirri dhe më tha të hiqja dorë nga gjithçka, sepse duhej të shkonim të shpëtonim njerëzit që ishin duke u mbytur. Unë zbrita poshtë në shkallët e shpejta, dhe me Kostën, djalin e tij Dimitris dhe gruan e tij Chryssa, dolëm menjëherë rreth orës 6.30 të mëngjesit”.
Gazeta Panorama