1 Korrik 2024
Berie Zykollari, punonjësja e gjelbërimit Pogradec është ajo që guxoi dhe shpëtoi nga mbytja 69-vjeçaren T. Velo.
Beria tregon ngjarjen kur pa gruan duke u mbytur dërsa dy burra që kaluan aty pranë thjesht shikonin dhe nuk guxuan as të afroheshin e jo më të ndihmonin, me përjashtim të një djali të ri ai më ndihmoi.
Punonjësja e gjelbërimit shtoi se ndihet shumë e lumtur që arriti të nxirte nga uji 69-vjeçaren dhe ta shpëtojë ndërsa kjo e fundit po trajtohet në rregjim spitalor.
Burimi i postimit: Televizioni SOT 7