Shpopullimi/ I shpallur fshat turistik. – Cahani i Hasit s’ka rrugë as drita! – Dikur me 3 mijë banorë sot kanë mbetur 4 famije
Rruga qe te shpie ne Cahan te Bashkise Has eshte tejet e amortizuar dhe mund te aksesohet vetem me fuoristrade. Edhe pse me resurse natyore, shpallur si një ndër “100 fshatrat turistikë” të Shqipërisë prej vitesh Cahani nuk ka njohur asnjë investim. Nga rreth 3 mijë banorë që kishte deri në vitet ’90, tashmë kanë mbetur 4 familje. Banoret e mbetur ne kete lagje fshat thone se nje nga arsyet e largimit jane rruga e paasfaltuar qe nis ne dalje te qytetit te Krumes.
Edhe pse totalisht i braktisur banorët thonë se këtu kalojnë shumë turistë, të apasionuar pas natyrës.
Kryebashkiaku i Hasit thotë se për kthimin e besimit të banorëve Qeveria duhet të nisë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes me Kosovën për asfaltimin e rrugëve ndërkufitare.
Një vit më parë, eshtë nënshkruar marrëveshja ndërmjet zëvendësministri të Kosovës Hysen Durmishi dhe Drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli për ndërtimin e të gjitha rrugëve rurale ndërkufitare Shqipëri-Kosovë.
Nga Gazeta Shqiptarja.com