Shqetësime për Mbretëreshën, duart e saj ishin ngjyrë lejla, mjeku shpjegon shkakun
Shqetësime për Mbretëreshën, duart e saj ishin ngjyrë lejla, mjeku shpjegon shkakun
19 Nentor 2021
Asgjë nuk u shpëton syve të kuriozëve pas Familjes Mbretërore, teksa kanë vënë re se duart e Mbretëreshës duken vjollcë në fotot e fundit të saj.
Të shumta kanë qenë spekulimet rreth shëndetit të Mbretëreshës këto kohë.
Sipas The Sun, 95-vjeçarja ka kaluar kohë në spital për analiza dhe është tërhequr nga aktivitetet mbretërore për shkak të dhimbjes së shpinës.
Kur ajo u takua në Kështjellën Windsor me gjeneralin Sir Nick Carter dje, u pa si një shenjë se shëndeti i saj po përmirësohej. Por duart e saj dukeshin ngjyrë lelja, duke ngritur pyetje se çfarë po ndodhte me shëndetin e saj.
Dr. Jay Verma i Qendrës Mjekësore Shakespeare tha: “Mund të jetë fenomeni i Raynaud-it ose thjesht duar shumë të ftohta. Vjollca është për shkak të gjakut të deoksigjenuar.”
Mbretëresha nuk ishte parë në një ngjarje personalisht për më shumë se një muaj që kur ajo organizoi një pritje për samitin global të investimeve në Windsor të martën, më 19 tetor.
Të nesërmen u njoftua se monarkja po merrte këshilla mjekësore për të pushuar.
Më vonë u zbulua se ajo kishte një natë në spitalin King Edward VII për analiza të mëtejshme.
Gazeta Dita